Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka ironuzuar me kritikat e PDK-së drejtuar udhëheqësve të komunës së Prishtinës, shkruan arbresh.info
Ahmeti ka thënë se gjatë qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje PDK-ja ka shënuar rënien më të madhe.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Zakonisht, kjo gjenerata e re e PDK-së dhe eksponentët e saj kur dalin me kritiku punën e Prishtinës, dikush ju ka thënë me e potencu këtë fjali “ne nuk e dimë për çka do të mbahet mend Shpendi”.
E para nuk kemi ndonjë kompleks me u mbajt në mend.
E dyta, qëllimi jonë ka qenë, është dhe do të jetë shërbimi ndaj qytetarëve duke vendosur standard të llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes sê barabartë.
Gjithmone e kam thënë që kam dëshirë të matemi se sa ja kemi kthy qytetin qytetarëve dhe sa kemi kriju qytetari aktive. Dhe besoj se ja kemi arrit dhe se nuk kemi nevojë të mbahemi mend, edhe pse ka projekte individuale nga premtimet tona konkrete. Arsyeja tjetër pse nuk kemi nevojë me u mbajt mend është se spo shkojmë askund.
Por, për me ja hjek zhigun PDK-së le të na mbajnë mend që gjatë qeverisjes tonë, PDK ka shënuar rënien më të madhe në histori të partisë, duke ndalur dhjetë vjet të nepotizmit, korrupsionit dhe keqqeverisjes./arbresh.info/
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...