Google ADS

“Dëshiron t’më arrestosh?”, Julian Assange pyet Emmanuel Macronin

20:33 | 2 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Themeluesit i Wikileask, Julian Assange, e ka quajtur Presidentin francez të ‘guximshëm’ pasi ky i fundit kërkonte arrestimin e tij.

Komenti i Julian Assange ka ardhur pas publikimit të mijëra e-mail-ëve të hakuar nga fushata zgjedhore e presidentit francez, transmeton portali arbresh.info

Pasi një numër i madh i e-mail-ave të lidhur me Presidentin francez u botuan nga Wikileaks në fillim të kësaj jave, partia e Macron ka lëshuar një deklaratë duke thënë se është bërë ankesë te autoritetet.

“En Marche do të informojë publikun e gjërë për këtë publikim, pasi konsiderohet se është bërë një qajse mashtrimi, është shkelur korrespondenca dhe është vjedhur identiteti”, thuhet në deklaratën e partisë/

Edhe pse partia nuk ka përmendur në mënyrë specifike Assange ose arrestimin e tij, themeluesi i Ëikileaks përmes llogarisë zyrtare në Tëitter i është drejtuar Emmanuel Macronit duke i thënë: “Dëshironi t’më arrestoni?”

Me 5 maj, ekipi i fushatës së Macron ishte objektiv i një sulmi kibernetik të madh. Hetimi mbi shkeljet e sigurisë që u krye dy ditë para votimit përfundimtar presidencial është në zhvillim e sipër. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme