Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e konsideroi situatën e zjarreve të paprecedentë, nga veriu në jug të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kodheli shprehet se zjarret janë të qëllimshëm.
“Megjithatë, FA janë të pranishme kudo, që nga Llogoraja, Palasa, Dukati, Dajti e deri në Velipojë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës”, shkruan Kodheli.
Temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit në gjithë territorin e vendit, ndërsa FA janë angazhuar me mjete nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?