Google ADS

Shkencëtarët arrijnë të ndryshojnë ADN-në në embrion

19:50 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkencëtarët për herë të parë kanë ndryshuar një pjesë të AND-së në embrion, e cila ka qenë shkaktar trashëgues i sëmundjes së zemrës.

Potencialisht kjo e arritur hap dyert për parandalimin e 10,000 çrregullimeve të cilat barten nëpër gjenerata.

Ekpi nga SHBA-të dhe Koreja Jugore, kanë lejuar që embrioni të zhvillohet për pesë ditë para se të ndalonin eksperimentin.

Ky studim çon drejt të ardhmes së mjekësisë, megjithatë ka ngritur disa pyetje që lidhen me etikën, se a është moralisht e drejtë një ndërhyrje e tillë.

Shkenca është duke hyrë në një kohë të artë në ndryshimin e AND-së, kjo falë një teknologjie të re të quajtur Crispr, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme