Më shumë se një milion fëmijë kërcënohen nga shpërthimi i kolerës në Jemen, ka bërë të organizata ‘Save the Children’, duke paralajmëruar se vendi i shkatërruar nga lufta është i bllokuar në një ‘cikël brutal i urisë dhe sëmundjeve’.
Organizata bamirëse tha se të dhënat e reja tregojnë se më shumë se një milion fëmijë të paushqyer mirë nën moshën pesë vjeçare jetojnë në zonat e rrezikuara nga kolera, transmeton portali arbresh.info
Në katër muajt e fundit, më shumë se 425 mijë persona janë infektuar nga kolera dhe gati 1,900 kanë vdekur, një e treta e tyre nën moshën 15 vjeçare, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Numri i të infektuarve ka shënuar rritje të madhe, duke tejkaluar shpërthimin vdekjeprurës në Hailit të vitit 2011.
“Tragjedi tjetër është se edhe kequshqyerja, por edhe kolera mund të shërohen nëse ka qasje në kujdesin shëndetësor bazë”, tha Tamer Kirolos, drejtori i organizatës në Jemen.
Ai ka shtuar se spitalet dhe klinikat janë shkatërruar, punonjësit e shëndetësisë qeveritare nuk janë paguar për më shumë se një vit dhe ofrimi i ndihmës jetike po pengohet.
Jemeni, i cili shtrihet në skajin jugor të gadishullit arab, është përfshirë nga lufta që nga shtatorit i vitit 2014, kur rebelët shiitë Houthi morrën nën kontrol kryeqytetin Sanaa dhe përmbysën presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...