Kryeministri Rama ka qenë sot në Mal të Zi, ku është zhvilluar Samiti i Kartës së Adriatikut. Ai ndër të tjera, ka takuar edhe veçmas kryeministrin kroat, Plenkoviç.
Sipas Ramës, me të ka biseduar për rastin e Ballist Morinës, i cili është i arrestuar në Kroaci dhe mund të ekstradohet drejt Serbisë.
Rama thotë se me Plenkoviçin u diskutua për nevojën e një zgjidhje të arsyeshme të kësaj çështjeje, që e cilëson.
“Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, shkruan Rama në FB.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...