Publicisti, Adriatik Kelmendi përmes një statusi në Facebook ka ironizuar me numrat për formimin e Qeverisë.
Sipas Kelmendit as vetë kandidatët për postin e kryeministrit nuk e dinë se a i kanë apo jo votat.
Madje ai me shaka ka thënë se kush do që e dinë përgjigjën se a i kanë numrat, pason shpërblimi.
“”Prej datës 12 qershor s’ka mbetë njeri mbi 10 vjeç të cilin e kam taku’ e që nuk ma ka shtru’ pyetjen magjike: Ai kanë numrat?!
Së fundi fillova t’iu them: Si ta di unë kur nuk e di as Ramushi për vete, as Albini e as Avdullahu!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Ja postimi i plotë i Adriatik Kelmendit:
“Prej datës 12 qershor s’ka mbetë njeri mbi 10 vjeç të cilin e kam taku’ e që nuk ma ka shtru’ pyetjen magjike: Ai kanë numrat?!
Së fundi fillova t’iu them: Si ta di unë kur nuk e di as Ramushi për vete, as Albini e as Avdullahu!
Dhe seriozisht, unë i kam pyetur edhe publikisht edhe privatisht të tre këta e edhe shumë të tjerë “me ndikim”.
Ramushi më ka thënë “100% i kam numrat”, Albini e Avdullahu “100% nuk i kanë numrat”.
Që i bjen se as ata vetë nuk e dinë, se përndryshe i bjen që po gënjejnë, e s’besoj se kanë nevojë të gënjejnë, apo jo?!
E tash, pasi që unë s’po e di a i kanë numrat për nesër, e as ata tretë s’po e dinë, s’kam qare pa ju pyet edhe krejt juve këtu:
Allahile, a i kanë numrat?
P.s.: Mos harroni, për ata që e dinë përgjigjen – pason shpërblimi! ?
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...