Zyrtarë të Komunës së Podujevës, të cilët punojnë në terren, por edhe komisione të ndryshme komunale, janë pajisur me tabletë me softuer përkatës.
Kryetari i Komunës, Agim Veliu ka bërë shpërndarjen e pajisjeve për zyrtarët nga drejtoritë e Inspeksionit, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Pronës –Gjeodezisë e Kadastrës, Planifikimit Urban dhe Shërbimeve Publike si dhe për komisione të ndryshme.
Me këtë rast, Veliu tha se këto pajisje të teknologjisë informative do të mundësojnë kryerje më efikase të punëve në terren nga zyrtarët komunalë dhe raportimin.
“Pajimi i zyrtarëve komunalë me tabletë do të mundësojë monitorimin dhe raportimin e rregullt si dhe prezantimin e gjendjes faktike në terren përmes fotografive dhe video-incizimeve”, tha Veliu.
Me këto pajisje janë pajisur 10 inspektorë komunalë, 10 roje pylli dhe dy zyrtarë të bujqësisë, katër gjeodetë, katër punëtorë të planifikimit urban, dy punëtorë të shërbimeve publike dhe pesë komisione./arbresh.info/
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...