4 ushqime, që e shtojnë dhjamin në stomak

18:10 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Nëse jeni të prirë për t’u trashur në hapësirën e stomakut, këto ushqime do të duhej t’i shmangnit së konsumuari ose t’i konsumoni në sasi shumë të vogël.

DJATHI 

Image

Djathi është prodhim i qumështit, që është shumë i shëndetshëm dhe burim i kalciumit, por llojet e djathit me përmbajtjen e lartë të yndyrës ndikojnë në formimin e dhjamit në stomak. Natyrisht, nuk duhet përjashtuar tërësisht nga ushqimi, por nëse keni telashe me shtresat dhjamore në stomak, atëherë duhet pakësuar porcionet e tij.

LËNGJET E GAZUARA

Image

Vetëm gjysmë litër lëng i gazuar në ditë shkakton pesë herë grumbullim më të shpejtë të yndyrave në hapësirën e stomakut. Natyrisht, shkaktar i këtij grumbullimi është sasia e sheqerit, që përmes tyre e dërgoni në organizëm.

USHQIMI TEPËR I NJELMËT

Image

Kripa është një nga shkaktarët kryesorë të grumbullimit të ujit në trup, e shton oreksin dhe nevojën për lëngje. Nëse ajo pije nuk është ujë, ky është problem shtesë. Natyrisht, me kalimin e kohës mund të rregullohet sasia e kripës, që e vendosim në gjellën që vetë e përgatisim, por sidomos duhet pasur kujdes te ushqimet që vetvetiu kanë sasi të madhe të kripës – si prodhimet e mishit të thatë ose të grimcuara.

SHEQERI

Image

Në fund këtu është edhe sheqeri. Nuk janë vetëm ëmbëlsirat të mbushura me sheqer. Prodhimet e thata, salcat e ndryshme të gatshme për sallatë po ashtu janë përplot me sheqer. Sheqeri është një nga armiqtë kryesorë për të pasur një bel vital dhe pa shtresa dhjamore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme