Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet ligjore në fuqi, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të kabinetit qeveritar të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës, për shkak të papajtueshmërisë së përcaktuar nga Kushtetuta.
“Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të deritashëm të kabinetit, përkatësisht të zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, si dhe ministrave Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, Hykmete Bajrami, Rasim Demiri, Kujtim Shala dhe Arban Abrashi”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë.
Vendimi është marrë në përputhje me Nenin 72 të Kushtetutës, i cili përcakton papajtueshmërinë, sipas të cilit, “Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”.
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, në ditët në vijim, do të marrë vendim lidhur me personat që do të kryejnë këto detyra, deri në dorëzimin e mandatit qeverisë së ardhshme.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...