Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se sipas parashikimeve të motit, ditët në vijim pritet që temperaturat në qytetin tonë të jenë shumë të larta.
“Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen, sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare. Apelojmë gjithashtu që gjatë kësaj periudhe të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësve, prej sot deri të shtunën, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Gjithashtu ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente do të jenë në gatishmëri të plotë dhe luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra.
“Gjithashtu, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale”, ka përfunduar Komuna e Prishtinës.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...