S’do të ketë krizë energjetike, KEK arrin marrëveshje për shpronësimin e pronave

17:29 | 2 Gusht 2017
M. A.

Udhëheqësit e KEK-ut kanë mbajtur një konferencë për media ku u njoftua se nesër pas një viti fillon të punohet përsëri në mihje.

Kjo pasi 7 pronarë të zonës së parë kanë pranuar ofertat e kompensimit dhe tani KEK ka në dispozicion 800 mijë metër kub djerrinë.

Drejtori ekzekutiv, Arben Gjuka u ka bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të Shipitullës t’i pranojnë ofertat e kësaj korporate në mënyrë që të shmanget kriza për sezonin e dimrit.

Megjithatë me këto familje që janë pajtuar sot lehtësohen procedurat e daljes nga kriza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme