Nëse ndokush ju bën sehir, atëherë do t’ua shkatërrojë raportet në familje, nuk do të keni përparim në jetë dhe, ajo që është më e keqja, mund t’ju shkaktojë sëmundje të vërtetë fizike apo psikike.
Ekzistojnë disa lloje të sehirit:
Sehiret e indiferencës: – dëshira për të qëndruar vetëm, – heshtja e vazhdueshme, – nuk i duron fqinjët, – me mendje je diku tjetër, – dhembja e vazhdueshme, – dembelia e vazhdueshme.
Sehiret e çmendurisë: – nuk janë të përfshirë xhindet, ka një pengesë dhe përgjumje të madhe, – të folurit e paqartë, – fiksimi i shikimit në një vend, – pamundësia e përqendrimit në një punë, – herë-herë shihet se personi nuk di se ku është duke shkuar, e ndonjëherë fle në vendet ku nuk shkon kush.
Sehiret e sëmundjes: – Dhembja e vazhdueshme në ndonjë gjymtyrë, – Ngërçet psikike, – Paraliza e ndonjë pjese të trupit.
Sehiri i shtyrjes së martesës: – Dhembja e herëpashershme e kokës, e cila nuk largohet me ilaçe, – Një siklet i madh në gjoks, sidomos pas ikindisë, e deri natën vonë, – Përfytyrimi i një burri të shëmtuar, – Humbja në mendime, – Çrregullimi i gjumit, – Në disa raste paraqitet një dhembje e madhe në pjesën e lukthit.
Sehiri i ndarjes: – Ndarja e dikujt nga nëna; – Ndarja e djalit nga babai; – Ndarja e vëllezërve; – Ndarja e partnerëve profesionalë; – Ndarja e burrit nga gruaja, e cila është më e rrezikshmja dhe më e përhapura.
SI TË DALLOHET SEHIRI?
Sihribazi, respektivisht njeriu që bën sehir, vjen në kontakt me diçka që është pjesë e trupit, apo është në kontakt me trupin e njeriut (viktimës), sikur p.sh. flokët, thonjtë, rrobat. Këto të fundit, rrobat pra, njëherë humbin, por më pas paraqiten përsëri, por të dëmtuara, apo me ndonjë pe apo ndotje që nuk mund të lahet. Tani këto rroba janë me sehir, i cili fillon të veprojë atë moment kur vjen në kontakt me trupin e viktimës.
SI BËHET SEHIRI?
Sehiri mund të bëhet në disa mënyra. Mënyra e parë është kur sehirbazi me dorën e vet e bën dhe e vendosë sehirin. Mënyra tjetër është kur dikush kërkon nga sehribazi që t’ia bëjë sehirin personit të caktuar. Më pas sehiri vendoset në vendet që janë të arritshme për çdo njeri, në tokë, në themele, në kulmin e ndonjë objekti, në ndonjë vend brenda shtëpisë… Pasi që sihribazi ta bëjë sehirin, ai i urdhëron xhindet (shejtanët) që ta vendosin sehirin në ndonjë vend vështirë të arritshëm. E keqja gjithmonë vjen kur më së paku e presim. Por, që një njeri të jetë viktimë e sehirit, imani në zemrën e tij duhet të jetë i dobët. Pra, dera e sehirit hapet nga brenda, e jo nga jashtë. Si i tillë, sehiri mund të largohet vetëm nga personat e autorizuar të fesë, e jo nga matrapazët e ndryshëm, të cilët në të shumtën e rasteve edhe vetë janë sehribazë/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...