Google ADS

Çka po e mërzit Demi Lovaton?

16:21 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato është lodhur nga njerëzit që vazhdojnë ta etiketojnë atë si bipolare.

Amerikanja 24 vjeçar është diagnostikuar me çrregullim bipolar, por nuk mendon se kjo e karakterizon gjithë qenien e saj.

“Kjo është diçka që unë e kam, nuk është ajo që unë jam”, ka thënë Demi.

Për të është e mërzitshme dhe e dhimbshme që njerëzit i referohen gjatë gjithë kohës si bipolare.

“Kjo është e vërtetë, por mua nuk më pëlqen kur njerëzit e përdorin këtë fjalë si një etiketë”, thotë këngëtarja dhe aktorja.

Si do që të jetë, Lovato është shumë e hapur në lidhje me çrregullim e saj dhe shpesh ka diskutuar hapur në lidhje me problemet e shëndetit mendor.

Këngëtarja e ka përdorur edhe vetëvrasjen e vokalistit të “Linkin Park”, Chester Bennington, për të theksuar rëndësinë e të folurit rreth çrregullimeve në shëndetin mendor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme