Google ADS

Ndahen mjete shtesë financiare për sistemin e prokurimit elektronik

16:06 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Me kërkesë të ministrit të Financave Avdullah Hoti, Qeveria e Kosovës ka ndarë sot mjete shtesë financiare për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Ministri Avdullah Hoti theksoi se “mjetet financiare të ndara për KRPP në shumën prej 131,155 euro, kanë për qëllim mbulimin e obligimeve kontraktuese nga kontrata me operatorin ekonomik, nga kjo shumë 61,155 mijë euro për shpenzime kapitale, si dhe 70 mijë euro për mirëmbajtjen e platformës elektronike, ku e cila kalon nga kontraktori në përgjegjësi të KRPP-së”.

Sipas, tij këto mjete janë ndarë për mirëmbajtjen e teknologjisë informative, e cila do të sigurojë funksionimin normal të platformës së e-prokurimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme