Google ADS

Kafja dhe personaliteti, ja çfarë thuhet!

15:32 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Ky hulumtim është kryer në Universitetin e Insbruk në Austri. Sipas këtij studimi ekspertët do të gjenin karakteristikat e personalitetit të personave pjesëmarrës nëpërmjet shijeve të tyre: të hidhur, të ëmbël, të thartë ose të kripur.

Ekspertët gjetën një lidhje të konsiderueshme mes atyre që shfaqën karakteristika antisociale në personalitet dhe shijeve të tyre të hidhura e të forta në pije e ushqime, shkruan ‘Gazeta Shendeti’. Ekspertët gjetën kafen si mënyrën më të mirë për të dalluar shijet e pjesëmarrësve dhe karaketristikat e personalitetit të tyre. Njerëzit që e pëlqenin kafen të ëmbël dhe me qumësht u konsideruan më të qetë, kreativë dhe miqësorë. Ndërsa njerëzit që e pëlqenin kafen e hidhur ishin më të ftohtë, më antisocial dhe që i përballonin më mirë emocionet. Po tek ju a janë të sakta gjetjet e këtij studimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme