Komuna e Prishtinës u ka bërë apel qytetarëve të saj që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell në ditët në vijim, nga ora 10:00 deri në ora 17:00.
Komuna ka vendosur sërish cisterna me ujë të pijshëm për mundësi freskimi në sheshet “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”, shkruan arbresh.info.
Ky është apeli i komunës:
Sipas parashikimeve të motit, ditët në vijim pritet që temperaturat në qytetin tonë të jenë shumë të larta.
Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen, sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare. Apelojmë gjithashtu që gjatë kësaj periudhe të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta.
Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksave, prej sot deri të shtunën, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Gjithashtu ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente do të jenë në gatishmëri të plotë dhe luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra.
Gjithashtu, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale./Arbresh.info.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...