Google ADS

Kushtet në Burgjet e Maqedonisë, çnjerëzore

14:49 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Tortura fizike dhe mendore, kushtet e mjerueshme, shërbime të këqija dhe kontroll i ashpër. Të burgosur me shikim të dëmtuar dhe kancer, të cilëve nuk u lejohet shërimi në shtëpi, por mbahen të kushte jo njerëzore…

Kjo është pasqyra e burgjeve të Maqedonisë, të stërmbushura me shqiptarë të pafajshëm, të montuar nëpër procese gjyqësore nga regjimi i kaluar, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Në qelitë e këtyre burgjeve famëkeqe ka edhe persona nga etnitete tjera, të cilët vazhdojë të llogariten si viktima të gruevizmit.

Kjo situatë e rëndë ka bërë që Iniciativa qytetare “Liri për viktimat e Grujevizmit” kërkon amnisti për të burgosurit dhe revizion të gjykimeve nga gjykatësit maqedonas gjatë periudhës së pushtetit të kaluar.

Ata kërkojnë që Kuvendi ta fusë në rend dite propozim-ligjin për amnisti të cilin e kanë dërguar para 18 ditësh. Familjarët e të akuzuarve gjithashtu ankohen edhe për kushtet e këqija nëpër burgjet e vendit.

“Personat nëpër burgje që ndërrojnë jetë, shpesh vdesin nga dhuna e ushtruar. Tek personat që janë të dënuar me burg të përjetshëm, kemi raste të cilat unë kur i kam dëgjuar kam ngelur e habitur ku n prezencë të personit mjekësor personit të dënuar I është vënë injeksion dhe në gjendje pa vetëdije është detyruar ta pranon fajin të cilin nuk e ka bërë. “ Nuk kemi përgjegjësi as nga ministri i ri Drejtësisë, as nga drejtoresha për sanksione, nuk kemi përgjegjësi as nga drejtori i Idrizovës të cilët ende vazhdojnë të qëndrojnë në pozita – thotë Meri Nikollova, aktiviste.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ka theksuar se kushtet nëpër burgjet e vendit janë katastrofale me kushte çnjerëzore. Sipas tij, kjo është arsyeja që po ndodhë blindimi i plotë i burgjeve ndaj mediave dhe opinionit publik.

“Në tre vitet e fundit nuk ka sistem të mirëfilltë të shëndetësisë dhe të sigurisë, në raste të ndodhjes së fatkeqësive, madje edhe humbjes së jetëve të burgosurve, janë mjaft shqetësuese. Qytetarët dhe i gjithë opinioni duhen shumë qartë të kenë informata, kërkojnë transparencë se çka ndodhi me këto raste që vetëm në vitin 2017 kemi tre vdekje, në rrethana të cilat për opinionin janë të panjohura”, është shprehur Memeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme