Trupi i një personi të mbytur në lumë në Hot të Shkodrës është gjetur sot në mesditë dhe ai është 14 -vjeçari Valentin Çarkaj. Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, pasi ka parë trupin.
Valentin Çarkaj jetonte jashtë vendit me familjen e tij, por kishte ardhur tek të afërmit në fshatin Hot i Ri i Shkodrës. Ai ishte ishte zhdukur mesditen e ditës së diel. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
Zhdukja e 14-vjeçarit
Valentin Çarkaj nga fshati Hot i Ri i Shkodrës ishte zhdukur mesditen e ditës së diel. Nga sa mësohet nga dëshmitë e familjarëve ai ka dalë rreth orës 13:00 nga shtëpi dhe së bashku me një bashkëmoshatarin e tij janë larguar për t’u larë në lumin Kir.
Sipas familjarëve të cilët kanë pyetur shokun e djalit, ai mësohet t’u ketë thënë se nuk kemi shkuar askund, por pak metra larg shtëpisë, “Valentini është larguar nga unë” dhe që nga ai moment nuk ka asnjë të dhëne.
Familjarët shprehen se kanë denoncuar në polici zhdukjen e djalit. Vetë familjarët e kanë kontrolluar gjithë zonën si dhe kanë shpërndarë fotografinë e tij, me qëllim marrjen e ndonjë informacioni për 14-vjeçarin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...