Të kesh dhimbje ose ndonjë problem tjetër në ndonjë pjesë të trupit do të thotë se ose duhet të prisni që dhimbja të kalojë, ose ta pushoni vetë atë.
Shumica u kthehen ilaçeve kur është fjala për ndonjë dhimbje në trup.
Por, ekziston një mënyrë natyrale për të qetësuar dhimbje dhe kjo mënyrë quhet “refleksologji”.
Refleksologjia është aplikimi i një sasie shtypje në pika specifike dhe zona të ndryshme në trup si këmbë, veshë ose duar.
Njerëzit po e praktikojnë këtë art pasi që besojnë se të gjitha këto pika janë të lidhura me pjesë të ndryshme të trupit dhe prekja ose shtypja e tyre mund të ketë efekte përfituese për shëndetin.
Ja si ju ndihmon shtypja:
Thoi
Thoi në dorë është i lidhur me zemrën në trup. Nganjëherë zemra fillon të punojë më shpejtë për shkak të ankthit ose nervozës. Ose nganjëherë punon më ngadalë për shkak të ndonjë problemi, dhe kjo është koha kur duhet ta shtypni gishtin në thua për ta kthyer zemrën në normalitet.
Gishti tregues
Gishti tregues është i lidhur me zorrën dhe stomakun. Nëse keni probleme me stomak ose zorrë, shtypeni gishtin tregues për një minutë për të lehtësuar dhimbjen.
Gishti i mesëm
Gishti i mesëm është i lidhur me sistemin e frymëmarrjes. Nëse keni probleme me frymëmarrje ose po merrni frymë rëndë, bëni pak presion gishtit të mesëm për t’u liruar nga shqetësimi.
Gishti i unazës
Gishti i unazës është i lidhur me disponimin tuaj. Nëse ndjeheni nervoz, të pikëlluar ose në depresion, masazhojeni këtë gisht për 60 sekonda dhe do të filloni të ndjeheni më mirë.
/Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...