Sindikata e re e KEK-ut ka protestuar sot para Qeverisë së Kosovës për të reaguar ndaj kolapsit energjetik të paralajmëruar.
Rafer Osmani, kryetar i kësaj sindikate përmendi një varg problemesh me të cilat po përballen punëtorët e KEK-ut.
Sipas tij, po rrezikohet vendi i 5000 punëtorëve që kanë dhënë kontributin e tyre me vite në këtë ndërmarrje, shkruan arbresh.info.
“Ne sot këtë protestë e kemi organizuar me qëllim të njoftimit dhe sensibilizimit të opinionit në Kosovë me gjendjen alarmante në KEK dhe me kolapsin energjetik. Bllokada është krijuar nga mos shpronësimi me kohë të zonës 52 hektarësh të lagjes Krasniqi dhe Mirena në fshatrat Shipitullë dhe Hade. Ne si punëtorë kemi qenë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka energjetika për zhvillimin ekonomik të Kosovës KEK-u ka qenë gjigant me rreth 8000 punëtorë ndërkaq sot nuk janë as 5000 punëtorë. Ka mungesë kuadrosh”, ka thënë Osmani.
Sipas tij, gjatë bombardimeve të NATO-s ekskavatorët dhe termocentralet kanë punuar ndërkaq e 18 vjet pas luftës nuk ka kushte për punë.
Ai ka thënë se rrezikohet mbyllja e mihjes ekzistuese dhe me këtë edhe ndërprerja e prodhimit të energjisë elektrike nga centralet e KEK-ut.
“Nga ky vend i bëjmë thirrje qeverisë dhe ministrive përkatëse që të këndellen dhe urgjentisht të veprojnë për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Përgjegjësinë do ta bartin vetë Bordi i KEK-ut dhe menaxhmenti i KEK-ut për heshtje. Përgjegjësia më e madhe bie tek Qeveria e Kosovës”, është shprehur Osmani./Arbresh.info.
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren