PDK-ja është shprehur e bindur se i ka votat për ta zgjedhur nesër kryetarin e Kuvendit të Kosovës për mandatin e ardhshëm, por akoma nuk e ka bërë të ditur emrin final të kandidatit.
Ndonëse flitet për Kadri Veselin, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nesër do të merret vesh gjithçka.
Krasniqi është shprehur se Veseli duhet të jetë në krye të Kuvendit për shkak të kredibilitetit politik, sidomos kur në opozitë do të jenë LDK dhe Vetëvendosje.
“Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët do zgjidhen me shumicën absolute të votave, së paku me 61. Nuk thashë që Kadri Veseli është kandidat final, por ai e ka mbështetjen absolute nëse do jetë kandidat. Politika është interesant në Kosovë dhe veçanërisht kur kemi zgjedhje, por shpresojmë që do jetë zoti Kadri Veseli sepse e ka kredibilitetin politik e peshën politike për ta udhëhequr më fuqishëm në mandatin e ardhshëm Kuvendin e Kosovës, sidomos kur do të kemi një opozitë të fuqishme, LDK dhe Vetëvendosje”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.
Krasniqi ka thënë se Qeveria nuk do të zgjidhet nesër, por kjo mund të ndodhë të premten ose në ditët në vijim.
“Diskutuam për rrjedhën e seancës së nesërme. Kemi deputetë të ri në Kuvend dhe u diskutua edhe me ta për përgjegjësitë dhe detyrat që secili i ka edhe për nesër edhe në proces. Nesër do të ketë seancë konstituive, nuk do të zgjedhet Qeveria. Qeveria zgjedhet të premten ose në ditët në vijim. Nesër përfundon kjo pjesa e paqartësive politike sepse konstituohet Kuvendi dhe hapet rruga për Qeverinë”, është shprehur ai.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...