Sa herë e kemi pyetur veten se ajo që po bëjmë është e rrezikshme për shëndetin dhe jetën tonë? Shumë pak herë, ashtu siç është e vërtetë që, pavarësisht të gjithave, vazhdojmë të pimë duhan, e ekzagjerojmë me alkoolin dhe kryejmë në përgjithësi sjellje të dëmshme.
Sipas shumë studiuesve, përsëritja e veprimeve të përditshme, sidomos për femrat, mund të ketë efektin e shkurtimit të jetës së tyre.
Por cilat janë këto veprime? Të shohim dhjetë prej tyre:
Të qëndruarit ulur për më shumë se dy orë në ditë
Sidomos për ato që punojnë në zyrë është e pashmangshme që mos të ndodhë. Sipas disa hulumtuesve australianë, kohëzgjatja e jetës do të reduktohej për disa vjet, duke qëndruar ulur për më shumë se dy-tri orë. Një efekt që nuk mund të zhduket edhe me një aktivitet të mirë fizik.
Mungesa e miqësisë
Miqësia i bën mirë zemrës dhe shpirtit, kështu që kush ka pak miq, ka mundësi të vdesë më parë. Këtë gjë e thotë një kërkim i zhvilluar nga “Brigham Young University” dhe Universiteti i Karolinës së Veriut, sipas të cilit qëndrimi vetëm për një kohë të gjatë do të ishte i dëmshëm sa pirja e 15 cigareve në ditë.
Qëndrimi i shumtë përpara televizorit
Të qëndrosh përballë televizorit edhe vetëm dy orë në ditë do të rriste rrezikun e vdekjes së parakohshme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit të tipit 2. Këtë gjë e pohojnë studiuesit e Universitetit të Harvardit, sipas të cilëve një orë e kaluar përpara ekranit të vogël shkurton deri në 21.8 minuta jetë.
Kequshqyerja
Të gjitha ushqimet që ekspertët i quajnë “mbeturina” zvogëlojnë jetëgjatësinë. Duket se edhe mishi i kuq kontribuon në reduktimin e 20% të jetës, nëse konsumohet vazhdimisht.
Papunësia
Papunësia nuk është një gjendje që ka një efekt pozitiv në organizëm. Nga shkencëtarët kanadezë është llogaritur që mospasja e një pune rrit me 63% rrezikun e vdekjes së hershme, pak a shumë sa pirja e duhanit.
Lëvizja e shumtë me makinë
Lëvizjet që përfshijnë më shumë se një orë me makinë rrisin stresin, trashjen, pagjumësinë, nervozizmin dhe pasivitetin fizik. Të gjithë këta faktorë, sipas universitetit suedez “Umea”, do të shkurtonin jetëgjatësinë.
Moskryerja e marrëdhënieve seksuale
Një studim në Uells tregoi se mospërjetimi i një orgazme për periudha të gjata kohore mund të ulë jetëgjatësinë me 50% në krahasim me ato që kanë marrëdhënie seksuale të rregullt. Pra, atëherë rroftë seksi…!
Kolegët apatikë apo të padurueshëm
Jeta në zyrë nuk është aspak e lehtë, akoma më keq nëse kolegët që të qëndrojnë pranë janë shumë të padurueshëm. Një studim nga Universiteti i Tel Avivit tregoi se një subjekt i integruar në mjedisin e saj të punës ka gjasa të sjellë vdekjen e hershme. Ndërkohë, njerëzit e paintegruar, megjithatë, janë të rrezikuar deri në 2.4 herë më shumë se kolegët e lumtur.
Fjetja e shumtë ose e paktë
Fjetja e paktë i bën keq zemrës, favorizon diabetin, disa lloje kanceri, çmendurinë, shqetësimet konjitive dhe veçanërisht një vdekje të parakohshme. Por, në të njëjtën mënyrë, edhe të qenët gjumash nuk bën mirë. Por cila është masa e duhur e kohës së gjumit? 6 deri në 7 orë çdo natë.
Frika nga vdekja
Tanatofobia ose frika nga vdekja mund të shkurtojë jetën. Një studim i kryer nga Biblioteka Kombëtare Amerikane e Mjekësisë ka gjetur se ankthi për vdekjen zvogëlon jetëgjatësinë, duke shkaktuar paranojë dhe duke krijuar terror dhe tjetërsim./Arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...