Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli kanë nënshkruar sot dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe këtij institucioni financiar.
Hoti tha pas nënshkrimit se është fjala për një marrëveshje që ka të bëjë me konkurrenshmërinë dhe gatishmërinë për eksport si dhe me një projekt në bujqësi për financimin e granteve për bujq dhe kanaleve të ujitjes, shkruan arbresh.info.
Sipas Hotit, vlera e këtyre dy marrëveshjeve është 34,3 milionë euro.
“Njëra marrëveshje është Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksport që do të ndihmoj në prodhimtarinë e Kosovës, për përmirësimin e ambientit për biznes dhe për të plotësuar standardet ndërkombëtare të eksportit të mallrave nga Kosova ndërkaq tjetri ka të bëjë me propjektin e bujqësisë për financimin e granteve për bujq dhe të kanaleve të ujitjes së liqeneve të Radoniqit dhe Drinit. Këto marrëveshje kanë vlerë të përbashkët prej 34,3 milionë euro dhe janë me afat maturiteti prej 20 viteve, me 5 vite Grejs periudhë”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se do të kryhen procedurat e nevojshme për t’i dërguar këto dy projekte sa më parë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, Marko Mantovanelli nga Banka Botërore tha se këto dy projekte janë qendrore në agjendën e Qeverisë së Kosovës.
“Do të përpiqemi të ndihmojmë Kosovën që të mbështet më tepër prodhimin e brendshëm dhe të ndihet e aftë për konkurrueshmërinë e jashtme. Përfitimi i gjithë kësaj është, vende të reja pune dhe përfitime të reja”, është shprehur Mantovanelli.
Ai ka thënë se do të punohet në zbatimin e këtyre projekteve dhe ratifikimin e tyr në Parlament./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1499601380104949/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...