Tabloidi britanik “The Sun” ka postuar fotot e disa shqiptarëve të cilët janë duke pozuar me para në Facebook apo Snapchat. Ata akuzohen si tutorë prostitutash apo të kenë lidhje me shpërndarjen e drogës në Angli.
Olsi Behluli, me banim në Harrow, në Londrën perëndimore postoi një foto në rrjetin social Snapchat duke pozuar pranë një mali me para (250 mijë paund) dhe kjo çoi në arrestimin e tij.
24-vjeçari aktualisht po kryen dënimin prej 11 vitesh burg për shpërndarje heroine dhe kokaine, pasi sasia e sekuestruar kapte vlerën e 4 milionë paundëve. Bes Besiaj, ka pozuar para kamerës duke future në gojë një tufë parash të lidhur me llastik.
Mbi Luan Plakiçin rëndon akuza e shfrytëzimit për prostitucion ndaj 60 vajzave dhe për këtë i është dhënë dënimi me 23 vite burg. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto ku duket i shtrirë në divan dhe mban në dorë një Ardi Beshiri u arrestua pasi iu gjet kokainë në çorape. Edhe ky ka postuar në “Facebook” një foto teksa mban një shumë të madhe parash.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani i konsideron shqiptarët një kërcënim me rrënjë të thella, pasi janë të organizuar në banda kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...