Një ngjarje e rrallë është raportuar nga Spanja, ku një grua për 28 vite është shtirur si e verbër.
Shkak mendohet se është se ajo është shtirur kështu vetëm që të mos u fliste njerëzve të cilët i takonte rastësisht në rrugë. Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Carmen Jimenez, nga Madridi i Spanjës e cila para 28 vitesh kishte pretenduar se ishte verbuar nga sytë.
Dhe kështu ajo u kishte thënë edhe familjarëve të saj, përfshirë edhe burrin.
Jimenez, sot 57 vjeçe, tanimë është kuptuar se kishte mashtruar, duke tronditur të gjithë, edhe pse siç thuhet familjarët shpeshherë kishin dyshuar rreth gjendjes së saj.
“Ndjehesha e bezdisur nga takimi me njerëz dhe përshëndetja me ta. Nuk është se jam ndonjë person i shoqërueshëm. Duke pretenduar një gjë të tillë, kam shmangur situata të tilla”, ka qenë arsyetimi i saj.
Përveçse ka tronditur familjarët, ajo tanimë ballafaqohet edhe me një proces gjyqësor, pasi që shteti është dashur që, duke qenë e verbër, shteti i ka ofruar edhe një ndihmë financiare./Arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...