Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim ka raportuar se 114, 287 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Europë që nga fillimi i vitit 2017 deri me 30 korrik.
Rreth 85 përqind e tyre kanë arritur në Itali, ndërsa pjesa tjetër janë ndarë mes Greqisë, Qipros dhe Spanjës, transmeton portali arbresh.info
Në një raport për media, është theksuar se numri i emigrantëve që kanë humbur jetën në Detin Mesdhe arriti në 2,385, që është mbi 700 vetë më pak në krahasim me të njejtën periudhë gjatë vitit të kaluar.
Organizata gjithashtu ka theksuar se në korrik të vitit 2017 në Europë kanë arritur një total prej 10,781 personash, duke theksuar rënien në krahasim me të njejtën periudhë gjatë viteve 2016 dhe 2015.
Që nga vitit 2015, Europa ka përjetuar krizën më të keqe të migracionit në historinë e saj, duke u përpjekur që të akomodojë qindra mijëra refugjatë dhe emigrantë që u larguan nga luftrat në Lindjen e Mesme dhe Afrika./Arbresh.info
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...