Zgjohemi me dhimbje koke, dhe marrim ndonjë ilaç për të qetësuar dhimbjen, por nuk e shikojmë fare vitin e prodhimit apo datën e skadimit.
Kjo është vetëm njeri nga gabimet që shumë prej nesh i bëjmë kur përdorim ilaçet.
Më poshtë i keni të listuara disa nga gabimet më të shpeshta që mund të evitohen fare lehtë.
Përdorni ilaçe të cilave u ka skaduar afati
Këto mund të jenë shumë të rrezikshme. Mund të mos e kryejnë efektin e tyre, e disa prej tyre madje shkaktojnë edhe dëme.
Përjetoni efekte anësore që lehtësisht mund të largohen
Pothuajse të gjitha ilaçet shkagojnë efekte anësore. Megjithatë të paktën 44% e këtyre efekteve anësore, si vjellje, kokëdhimbje etj, mund të eliminohet në qoftë se ndryshoni ilaçin tuaj me një të ngjashëm që ka efektin e njëjtë.
Harroni të merrni tablatet tuaja me kohë
Në qofte se nuk përdorni tërë sasinë e antibiotikëve të përshkruar, infeksioni shumë lehtë mund të kthehet.
I mbani ilaçet në dollapin në tualet
Lagështia dhe nxehtësia në tualet dëmton përbërësit e ilaçeve, kështu duke i bërë më pak efektiv.
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?