Neymar shumë shpejt pritet të transferohet te Paris Saint-Germain, për shumën e 222 milionë eurove, derisa ai vetë do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.
Vendimi i brazilianit për të lënë Barcelonën për ekipin francez, nuk u ka pëlqyer tifozëve katalanas, të cilët kanë vendosur fletushka nëpër qytet me fotografinë e Neymarit.
Aty shkruhet: “Kërkohet tradhtari. Mercenarët larg Barcelonës, vetëm ata që e duan fanellën le të qëndrojnë”.
Në ditët në vazhdim Neymar pritet të zyrtarizohet si futbollist i klubit nga Parisi, ku njëherësh do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...