Seanca në të cilën do të dal në votim Qeveria Haradinaj pritet të mbahet këtë të premte, thonë burime të ‘Indeksonline’.
Sipas tyre, tanimë është marrë vendim qe këtë të premte deputetët të votojnë për qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Është vendim i liderëve të koalicionit qe seanca për votimin e qeverisë të mbahet të premten. Ne po presim qe të enjten të mbahet seanca konstituive ku do të zgjidhet Kryesia dhe Kryetari i Kuvendit. Dhe pas kësaj presidenti ta mandatoj z. Haradinaj për kryeministër”, ka thënë një zyrtar i PAN-it në kushte anonimiteti.
Tutje, ky zyrtar ka bërë me dije se seanca për qeverinë do të jetë e jashtëzakonshme dhe do të thirret pasi të mblidhen 40 nënshkrime të deputetëve.
Koalicioni PAN, i cili bashkë me minoritetet numëron 59 deputetë, i duhen së paku edhe dy vota nga partitë tjera për të arritur numrin e nevojshëm për formimin e institucioneve.
Në vazhdimësi, eksponent të lartë nga ky koalicion kanë deklaruar se i kanë siguruar mbi 61 vota të nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kryeministrit të Kosovës.
Kadri Veseli pritet të jetë kandidat nga PDK për kryetar të Kuvendit, ndërsa Ramush Haradinaj mandatar për formimin e qeverisë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...