Një studim i fundit ka gjetur se sfugjeri i enëve mbledh rreth 680 milionë bakterie dhe se duhet të përdoret vetëm 15 ditë.
Për të luftuar këtë akumulim të bakterieve, hulumtuesit nga DeVry Metrocamp College kanë rekomanduar se nëse sfugjeri vendoset në mikrovalë për dy minuta mund të pastrohet nga bakteriet e shumta. Por një studim i ri ka rrëzuar komplet këtë teori, transmeton portali arbresh.info
Studimi i publikuar në revistën Nature Scientific Reports ka gjetur se sfungjerët që dezinfektohen rregullisht ( edhe nëse zihen ose vendosen në mikrovalë) përmbajnë përqindje të lartë të bakterieve dhe mund të shkaktojnë shumë sëmundje.
Hulumuesit kanë vënë në dukje se edhe pse sfugjerët dezinfektohen, ata përmbajnë sasi të lartë të bakterieve poaq sa sfungjerët që nuk janë të dezinfektuar.
Përkundër pastrimeve të shumta, bakteriet në sfungjer janë rezistente dhe mbijetojnë procesin e dezinfektimit.
Ata sugjerojnë që sfungjerin e enëve ta ndërroni sa më shpesh, në mënyrë që të shpëtoni nga infeksionet e ndryshme./Arbresh.info
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...