Google ADS

Kafshon në vesh qenin e policisë përderisa përpiqet të arratiset

21:40 | 1 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një i dyshuar që po ndiqej nga policia është pilmuar duke kafshuar qenin e policisë në vesh, përderisa përpiqej që t’i shmangej policisë në Manchester.

Qeni i quajtur Theo i ishte vënë pas të dyshuarit, i cili në atë kohë ishte akuzuar për një vepër të paligjshme të rendit publik dhe që nuk pranonte të dorëzohej në polici, transmeton portali arbresh.info

Pamjet e xhiruara nga telefoni celular tregojnë momentin kur ai përpiqej të kafshonte qenin, ndërsa në mënyrë sistematike e godiste atë, përkundër përpjekjes së policisë për ta mbajtur atë të rrëzuar në tokë.

Polici ka deklaruar se përkundër lëndimeve, Theo nuk u dorëzua asnjë moment./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme