Sugjerimet se lëvizja e lirë do të vazhdojë edhe përtej “Brexit”-it, apo largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, sipas “Downing Street” janë të gabuara.
Të premten e kaluar, Kancelari Philip Hammond paralajmëroi se kontrollet e plota do të marrin pak kohë, duke nxitur spekulimet se lëvizja e lirë mund të vijojë edhe pasi Britania të shkëputet përfundimisht nga BE-ja në mars të vitit 2019.
Por, mes pretendimeve për përçarje në kabinetin e saj qeverisës, Theresa May, ose më saktë zëdhënësi i saj u detyrua të sqaronte dhe të qartësonte se liria e lëvizjes do të merrte fund kur mbretëria ishullore të linte Bashkimin Europian. “Do të ishte e gabuar të thuhej se, lëvizja do të vijonte siç është tashmë”.
Deklarata e “Downing Street” erdhi pas disa ditë paqartësish mbi të ardhmen e politikës së emigracionit gjatë fazave tranzitore pas “Brexit”-it. Zëdhënësi i kryeministres britanike tha se, planet për një sistem regjistrimi për emigrantët që do të mbërrijnë pas marsit të vitit 2019 janë hartuar gjatë javës së kaluar, e se Theresa May është e hapur mbi perspektivën e një periudhe tranzitore përpara se sistemi “post Brexit” të implementohet.
Për momentin, shtetasit nga 27 vendet e tjera anëtare të BE-së kanë të drejtën të shkojnë, të punojnë apo të jetojnë në Britani.
Ministrat kanë thënë se “Brexit” do t’i mundësojë Mbretërisë së Bashkuar kontrollin e atyre që vijnë në ishull dhe në çfarë sasie, por ka pasur debate brenda qeverisë në lidhje me kohën sesa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili do të jetë ndikimi që do të ketë.
Hammond tha se kabineti është i bashkuar pas nevojës për një periudhë tranzitore deri në 3 vite pas “Brexit”-it, një periudhë në të cilën, sipas tij shumë marrëveshje mund të “mbeten thuajse njësoj me ato që kanë qenë ditën përpara daljes sonë nga Bashkimi Europian”.
“No 10” njoftoi gjithashtu se forma e kontrolleve kufitare “post Brexit” do të bëhet e qartë në kohën e duhur, pasi legjislacioni do t’i prezantohet Parlamentit më vonë gjatë këtij viti. “Do të ishte e gabuar të spekulonim sesi do të dukej ky legjislacion, apo të sugjeronim se liria e lëvizjes do të vijojë”, tha zëdhënësi. “Lëvizja e lirë do të marrë fund në mars të vitit 2019. Ne i kemi publikuar propozimet mbi të drejtat e qytetarëve. Javën e kaluar, Sekretari i Brendshëm hartoi një sistem regjistrimi për shtetasit e BE-së që do të mbërrijnë pas marsit të 2019-s”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...