Google ADS

Krasniqi: Votimi i fshehtë për kryeparlamentar nuk është i duhuri

18:57 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Me 3 gusht do të mbahet  seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info

Koalicioni PAN për kryetar të Kuvendit ka mandatar Kadri Veselin i cili pritet që të votohet këtë ditë.

Njëra nga mënyrat që është duke u përfolur ditëve të fundit është votimi i fshehtë, gjë të cilën e lejon rregullorja e Kuvendit, por kjo mënyrë  nuk është e duhura sipas monitoruesit të Kuvendit Albert Krasniqi nga KDI.

Ai në një prononcim për arbresh.info tha se : “Votimi i fshehtë është një mundësi që e lejon rregullorja e Kuvendit ku duhet të votojnë paraprakisht 61 deputetë nga 120 që marrin pjesë, praktika deri tani ka qenë me votim të hapur, dhe nëse shkohet me këtë metodë  është më shumë për të i’u ikur presionit që iu bëhen deputetëve të Vetëvendosjes dhe të koalicionit LDK AKR Alternativa”.

Sipas Krasniqit mënyra e duhur do të ishte votimi i hapur, që përveç transparencës dhe mundësisë për presion, do të ishte edhe informim për qytetarët se si kanë votuar deputetët e zgjedhur.

Për zgjedhjen e kryeparlamentarit duhet të jenë 61 deputetë, ku koalicioni PAN si parti që ka dalë e para nuk ka arritur t’i sigurojnë numrat, ata kanë vetëm 39 deputetë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme