Parashikimi i motit për pesë ditë

17:02 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Dhjetëditëshi i parë i gushtit me vapë afrikane. Temperaturat maksimale do të sillen nga 34 deri në 37 dhe 38 gradë celsius, kurse minimalet do të sillen nga 14 gradë celsius deri në 19 gradë celsius

Vapa afrikane tashmë ka filluar të shtrihet mbi pjesën më të madhe të rajonit dhe pjesë qendrore dhe lindore të Evropës.

Sipas parashikimeve të fundit kjo vapë pritet të zgjasë në dhjetë ditët e para të gushtit, e më pas mund të presim rënie të temperaturave në vlera mesatare.

Në ditët në vijim, deri në fundjavë do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Era do të fryjë mesatarisht nga verilindja 3-8m/s. Sipas Prishtina Weather, shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale dhe gradualisht pritet të zbres në vlera normale.

Nga shënimet e viteve të shkuara, përgjatë muajit gusht, kohë pas kohe mund të ketë periudha të gjata me valë të të nxehtit, madje edhe mbi dhjetë ditë, ndërsa maksimalet mund të arrijnë edhe në 37C deri 39C.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme