Google ADS

Gabimet që duhet të shmangni kur dilni në foto në plazh (FOTO)

16:30 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Të shtrirë në shezlong, në rërë ose duke shijuar në një kënd të pishinës cocktail-in tuaj të preferuar me flokët që ua merr era dhe shikimin e përhumbur tutje në horizont, ky është skenari ideal që do të donit të përcillnit gjithmonë në fotot e verës.

Por, nqs me shihni me vëmendje shkrepjen që bëtë para 10 minutash do të vini re se flokët tuaja duken mos më keq, shpatullat ju duken më të gjera se ato të Serena Williams, ndërsa palat e barkut duket janë një e vemte.

Edhe pse fatmirësisht në telefon mund të shkarkoni filtra të cilat ndryshojnë gjithçka në pamjen tuaj, duke nisur që nga qerpikët e deri tek ngushtimi i kofshëve, sërish ka diçka që nuk shkon.

E kur bëhet fjalë për liket dhe komentet në Facebook apo Instagram, jeni të gatshëm të rrezikoni çdo gjë (shaka).

Nuk ju duhet të ndërroni kostumin e plazhit çdo një orë, të ngarkoheni me qindra aksesorë apo të bëni prova sikur dielli kalon në zemrën e krijuar duke bashkuar gishtat, ju nevojite thjesht disa truke qëndrimi që do i zbuloni në fotot e mëposhtme :

 

gusht3

gusht2
gusht1 gusht4 gusht6 gusht7 gusht8 gusht11

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme