Google ADS

Investimet në Shqipëri, Greqia e para

15:43 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Pavarësisht krizës shumëvjeçare Greqia vazhdon të mbetet investitori kryesor dhe partneri baze i ekonomise shqiptare.

Lajmin e bën me dije Agjencia Shtetërore greke e lajmeve që i referohet burimeve nga BSH si dhe nga zyra Ekonomike dhe Tregtare e ambasadës greke në Tiranë.

Statistikat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë vlera e aseteve që kompanitë greke zotërojnë në ekonominë shqiptare vazhdon te mbetet mbi nivelin e 1.2 mld euro, perafërsisht 25% e totalit te investimeve të huaja në Shqipëri.

Në vend të dytë vijnë kompanitë hollandeze vlera e aseteve të të cilave shkon në 870 mln euro. Ndërkohë stoku i investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare është rritur në 5.8 mld euro në tremujorin e parë të vitit 2017.

Bëhet fjalë për investime të kryera ndër vite të cilat përfaqësojnë shumën e aseteve që zotërojnë aktualisht në ekonominë shqiptare kompanitë e huaja dhe që sipas buletinit të Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të ambasadës greke në Tiranë është rritur me 800 mln euro.

Sipas të njetave burimeve sektorët që tërhoqën më shumë investime të huaja janë:
Ai i komunikimit dhe informacionit, me gati 1.2 mld euro që përfshin kompanitë e telekomunikacionit, teknologjisë së informacionit, qendrat telefonike etj.
Sektori i industrisë së gazit dhe energjisë elektrike që përfshin investime me vlerë mbi 1 mld euro në hidrocentralet e dhëna me koncension si dhe tek gazsjellësi Trans Adriatic (TAP).
Dhe sektori i tretë ai i financiar me investime të shumës 952 mld euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme