Trupi koordinues operativ për mbrojtje të pyjeve nga zjarre në seancën e sotme në Qendrën për menaxhim me Kriza po e shqyrton gjendjen momentale me zjarret në rajonin e komunës Makedonski Brod dhe solli konkluzion me të cilin propozohet që Qeveria, përmes komitetit drejtues, të fillojë aktivitete për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e huaja për mbështetje nga ajri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Trupi koordinues operativ për mbrojtje të pyjeve nga zjarret, pas shqyrtimit të gjendjeve dhe mundësive të resurseve dhe terrenit të pakalueshëm, propozon përmes Komitetit drejtues, Qeveria e RM-së të fillojë aktivitete për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e huaja për mbështetje nga ajri në bazë bilaterale”, thuhet në kumtesën e QMK-së.
Nga QMK-ja informojnë se Trupi koordinues operativ e ka shpërndarë rekomandimin nga Grupi për vlerësim dhe ka marrë obligime për ndërmarrje të masave nga ana e institucioneve për ngritje të zgjuarësisë për shkak të uljes së, siç thonë, shkaktimit të pavetëdijshëm dhe të paqëllimshme të zjarreve, me theks të veçantë për festën në vijim, njofton AIM.
Përndryshe qytetarët, zjarret mund t’i paraqesin në numrin e telefonit 193.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...