Është shumë me rëndësi se cilën radhitje e preferoni.
Kur është fjala për pastrimin e shtëpisë, njëra ndër dilemat e përhershme është a duhet më parë të thithur pluhuri me fshesë elektrike apo me leckë të pastrohet pluhuri.
Fatmirësisht, si duket, më në fund është gjetur zgjidhja e kësaj çështjeje!
Përgjigjja është që më parë duhet të fshihet pluhuri, pastaj të fillohet me fshesë elektrike, transmeton Telegrafi. Në të vërtetë, pluhuri, alergjenët dhe thërrmijat vazhdimisht fluturojnë në ajër në shtëpitë tona.
Më parë me leckë të njomë fshini të gjitha sipërfaqet, sepse kështu do të eliminoni më së shumti pluhur dhe ndotje.
Asnjë teknikë e vetme e pastrimit nuk mund të eliminojë tërë pluhurin, mirëpo pastrimi me fshesë elektrike pas fshirjes në të vërtetë ndihmon në eliminimin e ndotjes së mbetur.
Nëse fshirjen e pluhurit e lini për në fund, atëherë edhe thërrmijat e ndotjes do të fluturojnë në ajër dhe sërish do të mbeten në sipërfaqet e fshira.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...