Befason Interi, ofertë për Manen

14:45 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Të gjithë u befasuan me lajmin se Interi ka shfaqur interesim për Sadio Manen.

Sipas Sky Sport, klubi italian është i gatshëm të paguajë 35 milion funte (39 milionë euro) për anësorin senegalez.

Ky transferim është vështirë i realizueshëm pasi Mane është në qendër të projektit të Jurgen Klopp për sezonin e ri.

Interi është duke ndjekur edhe emra si Angel Di Maria e Anthony Martial.

Mane u transferua te Reds nga 2016 nga Southampton.

Të ngjashme