Ish-delegati që ka votuar Deklaratën e 2 Korrikut në rrethana të jashtëzakonshme, Adem Mikullovci, më 3 gusht, jo vetëm që do t’i kthehet Kuvendit të Kosovës, por do ta ketë edhe një detyrë të veçantë.
Rendi e do, që ai si deputeti më i vjetër ta kryesoj seancën konstituive të Legjislaturës së Gjashtë.
Krah tij duhet të jetë e bija e ish- presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Teuta.
AktivPress mëson se pas regjistrimit të 116 deputetëve, Mikullovci dhe Rugova kanë dalë të jenë personat që sipas Rregullores së Punës së Kuvendit duhet ta kryesojnë seancën.
“Punimet e mbledhjes konstituivet të legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, i udhëheq deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës”.
Nëse deputeti më i vjetër dhe ai më i ri mungojnë në mbledhjen konstituive ose e refuzojnë kryesimin e mbledhjes, atëherë parashihet që të angazhohen deputetët të cilët, sipas moshës, vijnë menjëherë pas tyre.
Teuta Rugova ka qenë bashkëkryesuese edhe në seancën konstituive të Legjislaturës së Pestë, kujton AktivPress.
Bile për një kohë edhe e ka udhëhequr seancën, ndonëse atë e kishte mbyllur kryesuesja nga PDK, Flora Brovina.
Me atë rast ishte votuar Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit, mirëpo Gjykata Kushtetuese më vonë nuk e përligji një votim të tillë.
Seanca e 3 gushtit, po pritet me dilema të mëdha nëse koalicioni PAN i ka votat e nevojshme për ta votuar kryeparlamentarin.
Kuvendi, sipas Kushtetutës, duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.
Kjo datë skadon më 6 gusht.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...