Plani i PSG-së për të paguar klauzolën e Neymarit

14:08 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Transferimi i Neymar në Paris Saint-Germain do të kryhet: çdo ditë dhe orë që kalon, vjen dhe një pozicionim më i qartë nga ana e futbollistit dhe shtohen shanset e kalimit të tij të bujshëm te PSG-ja.

Edhe në Kataluni kanë nisur të dorëzohen për humbjen e “O Ney”.

Sipas “Sport”, ai do të largohet, ndërsa “Mundo Deportivo” e quan çështje ditësh, për të mos thënë, orësh vendimtare. Sot në Doha? Neymar nuk është rikthyer me shokët e skuadrës në Barcelonë, pas turit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton PanoramaSport.

Ai ndodhej në Kinë (në Shangai) për një seri takimesh marketingu. Dhe prej atje, sipas “Mundo”, sulmuesi do të niset sot për në Doha, ku edhe do të kryejë vizitat mjekësore me klubin francez.

Ndërkohë, babai, i cili ka një rol kyç në transferim, ka zbarkuar mëngjesin e së hënës në Barcelonë. Ai udhëtoi me të njëjtin avion të zëvendës-presidentit të Barcelonës, Manel Arroyo dhe ish-kapitenit Carles Puyol. I ndaluar nga gazetarët, ai nuk preferoi të lëshojë asnjë deklaratë. Madje, me njërin prej tyre pati edhe një përplasje.

Kush e paguan klauzolën?

Sipas informacioneve që vijnë nga shtypi francez, PSG ka zbuluar edhe mënyrën për t’iu shmangur detyrimeve të “Fair Playt Financiar”. “Qatar Sports Investment” do t’i paguajë futbollistit 300 milionë euro si imazhin e Botërorit 2022.

Dhe në këtë pikë klubi francez nuk do të ndërhyjë absolutisht në këtë operacion, duke ia lënë në dorë vetë futbollistit që ta paguajë klauzolën e prishjes së kontratës.

Kush fshihet pas “Qatar Sports Investment”. E kush tjetër veç familjes Al-Khelaifi dhe pikërisht Naser Al-Khelaifit, presidentit të PSG.

78209

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme