Thaçi takon nesër zëvendëspresidentin amerikan, Pence

13:52 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të takojë të mërkurën në Podgoricë zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence .

Ky takim do të zhvillohet në Podgoricë, në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (Karta Amerikane Ariatikut), ku marrin pjesë edhe liderët e shteteve tjera të rajonit.

Për shkak të rëndësisë së takimit, Kosova përfaqësohet nga presidenti i Republikës.

Zyra për Informim e Presidentit Thaçi ka konfirmuar se në takimin me zëvendëspresidentin Pence do të diskutohet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Përderisa presidenti Thaçi, sipas këtij njoftimi, do të kërkoj nga zëvendëspresidenti Pence përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë forum, i cili është shndërruar në një platformë shumë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit, në arritjen e standardeve të NATO-s dhe vlerave euroatlantike.

Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit Pence në këtë forum shihet si përkushtim i SHBA-së për sigurinë dhe stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme