Barcelona është hedhur në sulm për të zëvëndësuar sa më shpejt Neymarin.
Me transferimin e ylli brazilian që duket i pashmangshëm, duket se Barca ka vendosur të mos qëndrojë duarkryq.
Pasi Liverpooli po e refuzon klubin katalanas për Coutinhon, është Marca që raporton se Barca e sheh Dybalan si njeriun e përshtatshëm dhe një lojtar që transferohet më lehtë si zëvëndësues.
Tashmë Barcelona ka kontaktuar ekipin e lojtarit, i cili ka shprehur gatishmëri të menjëhershme për t’u bashkuar me Messin në Camp Nou.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por me të hollat e Neymarit prej 222 milionë eurosh nuk ka lojtar që nuk do të mund të transferonte Barcelona.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...