Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ’Adem Jashari’ dje ka marrë njoftimin se është shpallur fitues i çmimeve prestigjioze në Communitas Awards 2017 për dy nominimet në kategorinë e Përgjegjësisë Sociale si dhe në kategorinë e Iniciativave të Gjelbërta në kujdesje ndaj ambientit.
Andaj me anë te njoftimit të dërguar nga Communitas Awards më tej thuhet se: ‘Gjyqtarët tanë kanë gjetur se LKIA në mënyrë të qartë ka treguar se performon në frymën e Communitas- një fjalë Latine që nënkupton projektet në të mirën e komunitetit. Të nominuarit për këto çmime vlerësohen në bazë të vazhdimit dhe efekteve te programit të tyre.’
Në anën tjetër Drejtori Gjeneral i ANP-së, Haldun Firat Kokturk tha se: ‘Ne do të vazhdojmë që të japim kontributin tonë edhe me tej në komunitetin ku operojmë si dhe jemi në vazhdimësi të projekteve për ruajtjen e ambientit ku edhe ditëve të fundit jemi certifikuar në nivelin +2 – Reduktimi nga Airport Carbon Accreditation.’
Ky është viti i dytë që ANP ‘Adem Jashari’ merr çmimin për Përgjegjësi Sociale nga kjo organizatë dhe hera e parë për Iniciativa të Gjelbërta.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...