Fshatrat Suhadoll, Vidimriq, Gushafc dhe Vinarc edhe pse gjenden matanë lumit Ibër juridikisht i takojnë Komunës Jugore të qytetit të Mitrovicës, mirëpo për ndryshim prej tri fshatrave të tjera banorët e fshatit Suhadoll votojnë në dy komuna. Një pjesë e tyre votojnë në Komunën Jugore ndërsa pjesa tjetër në Komunën Veriore të qytetit të Mitrovicës.
“Ky ka qenë një pretekst për Goran Rakiqin, kryetar i Komunës Veriore që të thotë se juridikisht Suhadolli i takon Komunës Veriore pasi që qytetarët kanë votuar për atë komunë dhe rrjedhimisht kanë edhe një asambleist në kuvendin komunal që është nga Suhodolli. Ndërsa, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Suhadolli, Vidimiriqi, Gushavci dhe Vinarci, janë nën administrimin e Komunës Jugore”, thotë Faruk Mujka, nënkryetar i Komunës Jugore të Mitrovicës për Gazetën Observer.
Rreziku i madh sipas Mujkës qëndron në faktin se nëse ky veprim përsëritet edhe në këto zgjedhje lokale atëherë deklarimet e Rakiqit vetëm do të fitonin peshë dhe de facto do të krijohej një realitet i ri të cilën serbët e kanë kërkuar përmes ‘Zajednicës’, por që tashti sipas tij, duket se është servuar nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Problemi i cili nuk është vërejtur aq në zgjedhjet nacionale pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore nëse përsëritet në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të sillte, sipas tij, pasoja të mëdha. E gjitha kjo pasi votimi i një pjese të banorëve të fshatit Suhodoll për Komunën Veriore të Mitrovicës është shfrytëzuar për deklarata politike nga ana e Goran Rakiqit, kryetarit aktual të kësaj komune për të thënë se Suhadolli i takon Komunës së tij.
“Do të të vihej kështu në praktikë një pjesë e kërkesës së “Zajednicës”, që komuna veriore të shtrihet deri në lumin Ibër, dhe kësisoj do të bëhej ndërprerja fizike lidhja me fshatrat tjerë, Vidimiriqin, Gushavcin dhe Vinarcin”, thekson Mujka.
Kështu këta banorë nuk do të mund të merrnin shërbime administrative, komunale, arsimore e shëndetësore nga komuna amë, ndërkohë që sipas Mujkës, shkaku i presonit politik e policor që do të ushtrohej pastaj në këto fshatra do të rezultohej me braktisjen e vendbanimeve dhe kontrollimin e gjithë veriut nga Beogradi nëpërmes strukturave paralele që, po sipas tij, janë aktive si kurrë më parë.
“Në këtë mënyrë do të shkonte poshtë e tërë kjo luftë për mbrojtjen e kufijve aktual komunal dhe aksionet për parandalimin e instalimit të ‘Zajednicës’ respektivisht krijimit të kushteve ideale për ndarjen e Veriut”, thekson Mujka , i cili edhe njëherë potencon se është fare e qartë dëshira e Beogradit, por se nuk e kupton assesi se pse KQZ-ja po e bën këtë tradhti, sipas tij, ndaj Kushtetutës dhe vetë Republikës së Kosovës.
“I bëj thirrje publike të gjitha institucioneve përgjegjëse ta marrin seriozisht këtë çështje dhe të mos thuhet se nuk e kemi ditur dhe jemi zënë në befasi. Nëse nuk parandalohet ky skenar po shkojmë të vetëdijshëm në ndarjen definitive të qytetit e me këtë edhe të vetë Republikës”, thotë Mujka.
Edhe Adnan Rrustemi, anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor nga Vetëvendosje thotë se në bazë të Ligjit mbi Kufijtë e Komunave, Zona kadastrale e Suhadollit është pjesë e territorit të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe si e tillë edhe votuesit nga kjo zonë kadastrale janë votues të kësaj komune ku mund të votojnë e garojnë për organet udhëheqëse.
“Sado që pasaktësitë që ka lista e votuesve kur bëhet fjalë për adresat e votuesve në regjistrin e shtetasëve dhe në mungesës së sistemit unik të adresave e bëjnë problematike dhe të pasaktë alokimin e votuesve dhe nuk pasqyron vendcaktimin e saktë të votuesve, KQZ-ja, së bashku me Komisionin Komunal Zgjedhor në Mitrovicë dhe në bashkëpunim me komunën duhet të bëjnë caktim manual të këtyre votuesve, duke i caktuar që të votojnë në mënyrë të saktë në komunën që i takojnë këta votues”, thotë Rrustemi për Gazetën Observer duke bërë të ditur se deri në përfundim të krijimit dhe certifikimit të listës së votuesve ka ende kohë për të përmirësuar çfarëdo gabimi apo diskriminimi që mund t ‘i jetë bërë këtyre votuesve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...