Honoluluja është bërë qyteti i parë i madh në SHBA, që i ndalon këmbësorët të shohin telefonat celularë, të dërgojnë mesazhe, apo të përdorin çfarëdolloj pajisjeje elektronike, ndërsa kalojnë rrugën.
Masa, që hyn në fuqi në tetor në kryeqytetin e Hauajit, ka si qëllim që të parandalojë lëndimet, madje edhe vdekjet që vijnë si pasojë e të ecurit të pakujdesshëm.
Shkelja e parë e ligjit gjobitet deri në 35 dollarë, ndërsa përsëritësit deri në 100 dollarë. Ligji u firmos nga kryebashkiaku i Honolulusë, Kirk Caldwell, pasi u miratua nga Këshilli Bashkiak me 7 vota pro dhe 2 kundër, transmeton tch.
Sipas legjislacionit të ri, asnjë këmbësor nuk do të kalojë rrugën, apo autostradën, duke parë një pajisje portative elektronike. Përjashtim bën rasti, kur këmbësori i telefonon urgjencës apo policisë.
Ligji, sigurisht që ka pasur kundërshtarët e tij, që thonë se autoritetet po e teprojnë me këto rregullore. Ndërsa të tjerë janë ankuar se ligji duhej të ishte më i rreptë, pasi përdorimi i celularit duhet ndaluar edhe për ata që ecin në trotuar.
Statistikat thonë se, nga viti 2000 deri në 2011-n, në SHBA u lënduan 11.100 njerëz për shkak të të ecurit të pakujdesshëm, ndërsa përdornin telefonin celular. Nuk ka raporte për vitet në vazhdim, por analistët thonë se shifrat duhet të jenë shumë më të larta, për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të përdorimit të pajisjeve elektronike për komunikim.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...