Për shkak të kushteve politike, sociale dhe ekonomike shqiptarët e kanë njohur që herët emigracionin, e ndërsa vendet e afërta ishin ato që i tërhiqnin më së shumti , një vend përtej oqeanit shpejt filloj të zgjonte interesin e tyre. Amerika e kthyer në ëndërr ka pritur që herët shqiptarë, që në vitin 1892 kur edhe aty ka shkuar shqiptari i parë.
I pari shqiptar që ka shkuar në Amerikë, ishte Kolë Kristofori nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884. Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luksoze, kollare të hekurosur dhe xhepat plot me para. Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi.
Kështu, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson, At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...