Google ADS

Ibrahimoviç i vetëofrohet Milanit

00:25 | 1 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe pas dyshimeve të Manchester United, i është vetëofruar Milanit.

Jose Mourinho nuk është i bindur për rikthimin e shpejtë dhe në formë të mirë, të suedezit në fushë, ndaj akoma nuk i ka rinovuar kontratën, ndonse nuk ia ka mbyllur përfundimisht derën.

Kështu, Ibra, së bashku me menaxherin e tij, Mino Raiola, duket se i janë vetëofruar Milanit, duke garantuar se sulmuesi do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë, në muajin tetor, transmeton tch.

Suedezi ka pranuar të ulë edhe pagën, deri në shtatë milionë euro, për sezon, për t’u ribashkuar me kuqezinjtë, ku është aktivizuar gjatë viteve 2010-2012 dhe është shpallur kampion i Italisë, në sezonin 2010-2011.

Drejtuesit e Milanit janë duke e menduar seriozisht rikthimin e suedezit dhe bashkë me të, afrimin e sulmuesit të Fiorentinës, Kaliniç.

Pavarsisht moshës, Ibrahimoviç do të mund të konsiderohej “qershia mbi tortë”, për merkaton e Milanit dhe do t’i sillte kuqezinjve shumë eksperiencë dhe forcë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme