Resim Turani 54-vjeçari i arrestuar si autori i kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me një 15-vjeçare para Gjykatës ka mohuar një akuzë të tillë, duke thënë se gjithçka është e sajuar.
54-vjeçari mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, ndërkohë që menjëherë pas tij mbërritën në Gjykatë edhe bashkëshortja dhe vajza e tij. Turani akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare që rezulton të jetë mbesa e gruas së tij.
Ndaj tij rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit që zgjati rreth 1 orë e 15 minuta u krye me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave dhe as të familjarëve të të akuzuarit, ndërkohë që nga familja e vajzës që e akuzoi nuk është paraqitur askush. Pasi u njoh me akuzën dhe dëshmitë e grumbulluara nga organi i Prokurorisë së Beratit, trupi gjykues vlerësoi si “të ligjshëm” arrestimin e 54vjeçarit dhe vendosi për të masën e arrestit “Burg pa afat”.
Organi i akuzës duke iu referuar dëshmisë së vajzës e akuzon Turanin, banor të fshatit Duhanas, në rrethin e Beratit, për ushtrim të dhunës seksuale. Vajza mësohet se ka deklaruar në organin blu që gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpinë e hallës së saj, Resmi Turani ka ushtruar ndaj saj dhunë seksuale.
Por sipas saj ky nuk është rasti i vetëm. Adoleshentja akuzon bashkëshortin e hallës së saj se, e ka ngacmuar seksualisht dhe një herë më parë. Ngjarja sipas vajzës 15 vjeçe ka ndodhur disa javë më parë, kur Turani e ka shoqëruar me taksi nga një lokal ku kishin kaluar një festë familjare drejt banesës së saj që ndodhet në një tjetër fshat. Turani mëso het se punon si taksist dhe disa javë më parë në familje kishte pasur një darkë familjare që ishte organizuar në zonën turistike të Bogovës, ku pas festës 54-vjeçari i kishte shoqëruar familjarët në banesat e tyre.
Të njëjtën gjë ai mësohet se ka bërë dhe me mbesën e bashkëshortes së tij, të cilën e ka shoqëruar drejt banesës. Por gjatë rrugës, sipas dëshmisë së 15vjeçares, ai e ka ngacmuar seksualisht, veprime të cilat vajza nuk i ka ndarë me askënd, duke ju trembur opinionit të familjes së saj. Por, tre ditë më parë në kohën që ajo ndodhej në banesën e hallës dhe kjo e fundit së bashku me vajzën e saj nuk ka qenë në shtëpi ajo akuzon burrin e hallës se ka ushtruar ndaj saj dhunë seksuale. Sapo është larguar nga banesa e hallës vajza bëri denoncim ndaj 54-vjeçarit, i cili u arrestua nga policia dhe po përballet me akuzën.
Që në momentin e arrestimit, marrjes në pyetje dhe deri në seancën e vendosjes së masës së sigurisë, 54- vjeçari mësohet se nuk e ka pranuar akuzën që rëndon ndaj tij. Ai ka deklaruar qartë se nuk ka ushtruar dhunë seksuale ndaj mbesës së gruas, madje atë e ka trajtuar si vajzën e tij.
Në seancën e caktimit të masës së sigurisë asnjë nga familjarët e vajzës nuk kanë qenë prezent në Gjykatën e Beratit, por nuk kanë munguar familjarët e të akuzuarit. Fajre Turani së bashku me vajzën e saj Alketa janë shprehur se janë në mbrojtje të bashkëshortit dhe babait, pasi besojnë në pafajësinë e tij. Gruaja e të akuzuarit, Fajre Turani shprehet se, bashkëshorti i saj është i pafajshëm dhe nuk e ka kryer veprën për të cilën e ka akuzuar mbesa e saj. Ajo shprehet se, gjithçka është një sajesë dhe se vajzën e ka mësuar dikush të veprojë kështu për arsye që ajo nuk di t’i thotë. /albeu.com/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...